#rtvora #oranews
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, e cila ka arritur të sigurojë padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj Ramush Haradinaj parashikon që procesi të nisë në 2022- 2023.
?Është çështje civile. Nëse zbatohen afatet dhe procedurat procesi do të nisë në 2022 dhe 2023. Gjykata Themelore pas pranimit të lëndës dhe caktimit të gjyqtarit kompetent do të vlerësojë nëse padia i plotëson kriteret proceduriale, nëse jo ia kthen avokatëve mbrojtjës të Ramës për plotësim. Gjithashtu do i drejtohet me shkresë Ramush Haradinajt për ti dhënë atij afat për të paraqitur mbrojtjen."
Në një lidhje me skajp me Ora News, drejtori i Institutit, Ehat Miftaraj e quan rastin ?të paprecedentë? dhe sipas ligjeve në Kosovë i takon kryeministrit Rama të provojë akuzën
?Është një ndër precedentet e rallë në raportet mes dy shteteve të pavarura. Kryeministri do të provojë para gjykatës se nuk ka pasur rol as kompetenca kushtetuese në Kosovë për të mundësuar shkëmbimin e territoreve. Në bazë të legjislacionit është Edi Rama që duhet të provojë që adresimet janë fyerje dhe shpifje ndaj tij?
Jo vetëm kaq, Mifataj nënvizon se ?Gjykata në Kosovë do e ketë jashtëzakonisht të vështirë për të provuar pretedimet e Edi Ramës pasi pushtetet janë të ndara dhe është jashtëzakonisht e vështirë që të kufizohet liria e shprehjes?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/padia-ndaj-haradinajt-gjyqi-mund-te-nis-ne-2022-rama-duhet-te-provoje-shpifjen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp