Report TV -Gjahtari' i fosileve që zbulon peshq e guaska në Dajt, Pezë, Krujë dhe zona të tjera

Report TV 2020-01-17

Views 1

Bajram Hoxhaj, me profesion inxhinier minierash, e ka kthyer shtëpinë, por edhe oborrin e kopshtet e saj në një muze koleksionesh të ekzemplarëve të pasurisë minerale dhe të paleontologjisë.

Me këtë koleksionin, Hoxhaj rrëfen ekskluzivisht për Report Tv pasuritë e të gjitha trevave shqiptareAi ka gjetur mënyrën më të mirë për të na vetëdijesuar se Shqipëria pa asnjë dyshim gjendet në një trevë të pasur thesaresh.

?E para është pasioni im, që duke pasur mbi 47 vjet në profesionin e inxhinierisë së minierave, që kam një jetë duke u njohur me sekretet e nëntokës, unë kam gjetur e kam sjellë në shtëpi minerale të bukura edhe me vlera të mëdha. Ka për shembull edhe kampionë të vegjël, por që kanë të përziera mbi 18 lloje mineralesh.?

Por ndërsa në profesionin e tij është e natyrshme të ndihet i lidhur me mineralet, një tjetër pasion, ai i ?gjahut? të fosileve do ta rrëmbejë të gjithë kohën e lirë të Bajram Hoxhajt.]

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS