Neritan Ceka për daljen vetëm në zgjedhje - (10 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-17

Views 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka, ka shpjeguar sot arsyet e mosdaljes në koalicion në zgjedhjet lokale, por dhe qellimin e qendrimit në grupimin Aleanca për Shtetin. Sipas Cekës qëndrimi në koalicion ka të bëj vetëm me mbajtjen e ekulibrave në situatën aktuale në vend. Por qëndrimi i Aleancës Demokratike në koalicion është i sipërfaqshëm, pasi drejtuesit e saj janë shprehur sot se dy nga partitë e këtij grupimi janë derivate të Partisë së Punës.

Neritan Ceka, kryetari i PAD:- ?Ka një tendencë për të krijuar një të majtë të bashkuar shqiptare, që u shpreh dhe në ligjin për partitë politike, ku PS përkrahu haptas PSD, duke ndryshuar dhe nenin për financimin, me idenë e zotit Ruçi, që është një nga ideatorët bashkë me Nanon të së majtës së bashkuar, duke i dhënë një fond 7 herë më të madh PSD sesa PAD. Unë e quaj këtë diçka që zhvillohet brenda fisit, brenda prejardhjes së të dyja partive që vijnë nga Partia e Punës?.

Ceka ka shpjeguar sot edhe pakënaqësitë ndaj qeverisë nga e cila socialistët kanë nxjerr jashtë pothuajse të gjithë aleancistët. Kjo qeverisje tha ai ka andikapin që do ti paguaj në zgjedhjet lokale pasi nuk kanë zbatuar detyrimet ndaj popullit, si dritat, ujin, rrugët etj. Ceka ka deklaruar sot se ende nuk ka ardhur koha që Aleanca Demokratike të krijojë koalicone me te djathtët. Ka sinjale nga PD për të na afruar tha ai, por ne nuk mund të shoqërohemi me njerëz që vijnë nga malet pasi nuk dimë të përdorim ruspat, hunjtë dhe litarët.

Ndërsa i pyetur rreth ndonjë fraksioni brenda PAD, Ceka tha se nuk do të ndodh një gjë e tillë. Numri i vogël i votave kundër në konferencë tha ai, tregoi se kundërshtarët janë në minorancë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Share This Video


Download

  
Report form