Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, si rezultat i masave të shtuara, kanë intensifikuar kontrollet për dokumentacionin që përdorin qytetarët në dalje apo në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
Nga data 1 Janar dhe deri më 17, nga ana e këtyre shërbimeve gjatë kontrolleve të ushtruara në dalje të Republikës së Shqipërisë, janë konstatuar 13 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në lidhje me këto raste, veprimet e mëtejshme janë kryer nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët në përfundim të veprimeve për çdo rast kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 13 shtetas.
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./tvklan.al