Banesat e dëmtuara nga tërmeti/ Lihen në burg ish-kryekomunarët e Farkës e Kasharit dhe 5 të tjerë

Report TV 2020-01-18

Views 0

TIRANE- Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg 7 prej zyrëtarëve të arrestuar si përgjegjës për dëmtimin e banesave nga tërmeti, mes tyre edhe dy ish kryekomunarët e Farkës dhe Kasharit Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia. 12 prej të arrestuarve u lanë në 'Arrest shtëpie", mes tyre edhe ndërtuesi Gerti Çalliku, i cili ka përfituar leje ndërtimi në kohën e Lulzim Bashës si kryetar bashkie. Po e njëjta masë u dha edhe për Luan Betën, ish-shefin e Urbanistikës në bashkinë e Vorës, ndërtuesen Vjollca Hoxholli si dhe ndërtuesin Ali Dyrmishi, i cili prej dy ditësh ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ndërsa u liruan nën masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" 11 prej të arrestuarve.

Ata dyshohen të kenë favorizuar ndërtime jashtë kritereve apo lejeve të lëshuara, për ndërtime të një cilësie të dobët, duke ndërhyrë në strukturë me hollimin e bazamenteve mbajtëse të tyre. Për të njëjtën akuzë vijojnë të jenë në kërkim edhe 10 persona të tjerë. Për pjesën më të madhe të të arrestuarve, gjyqtarja e kësaj çështje Vjollca Spahiu vlerësoi si paligjshëm ndalimin e tyre, ndërsa theksoi se hetimet e prokurorisë duhet të vijojnë, për shkak se provat e vëna në dispozicion nga prokuroria janë të paplota e sidomos në përgjigjet laboratorike të analizave të betonit e të hekurit.

Gjykata dëgjoi dje për 7 orë palët, prokurorinë dhe mbrojtjen, dhe në fund vendosi që sot të japë vendimet në lidhje me biznesmenët, ndërtuesit, por edhe zyrtarët e tjerë që prangosi katër ditë më parë.

Rreth një muaj më parë Prokuroria e Durrësit lëshoi 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë, por 9 prej tyre u liruan nga gjykata. Ndërkohë që pritet që të ketë arrestime në Krujë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS