Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë pas frikë dhe pasiguri edhe për godinat fqinje të dëmtuara e që mund të përbëjnë rrezik për ato pranë tyre. Në prani të akteve të ndryshme të ekspertimit që kundërshtojnë njëra-tjetrën pasiguria po krijon dhe përplasje që cenojnë fqinjësinë dhe bashkëjetesën në komunitet.
Në këtë objekt 3-katësh të ndërtuar në vitin 2003 do të nisnin punimet për riparim, po kjo ka alarmuar fqinjët. Godina sipas tyre është shpallur e pabanueshme dhe me rrezik për fqinjin në anën veriore pasi ka dy kolona të dëmtuara. Akti i ekspertimit që vlerëson dëmin në shkallën më të lartë është kryer nga studio e licensuar e ing. Agim Seranaj. Ndërkohë një akt tjetër ekspertimi është lëshuar nga Instituti i Ndërtimit që e klasifikon objektin me dëme në nivel DS2.
?Erdhën inxhinierë dhe ekspertë nga Tirana për të vlerësuar situatën dhe ndërhyrjen. E vlerësuan të banueshme dhe për t?u riparuar. Punimet nuk i kemi nisur. Sot po shihnin ndërtuesit dhe inxhinierët, po erdhi policia dhe kanë shkuar atje. Edhe dosja me dokumentacion të plotë është atje?- shprehet qytetarja.
Denoncimi i fqinjëve që ndjehen të rrezikuar ka çuar në ndërhyrjen e policisë. Ekspertë të saj kanë mbërritur pranë objektit të familjes Hoxhallari dhe kanë kqyrur gjendjen në godinë dhe sekuestruar dosjen e objektit. Pas kësaj do të jetë IMT që do të vlerësojë rastin, cili akt ekspertimi do të merret në konsideratë apo do të ketë një ekspertizë të re që do të vendosë se çfarë do të bëhet me objektin 3-katësh në Spitallë të Durrësit, si dhe me objekte të tjera për të cilat grupet e ekspertizës kanë lëshuar akte që kundërshtojnë njëra-tjetrën në vlerësim.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rindërtimiibanesave#Durrës#TopChannel