Denaj: Tërmeti, jo ndikim negativ tek investitorët e huaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në pranverë, nga muaji Mars deri në Maj qeveria do të dalë në tregun ndërkombëtar për të emetuar një Eurobond. Procesi ishte parashikuar para se të ndodhte tërmeti, por shuma që do të kërkohet hua do të varet nga nevojat e buxhetit, pas fatkeqësisë natyrore.Shuma parashikohet të jetë tek 500 mln euro, por mund të ketë edhe ndonjë rritje të vogël, në varësi të nevojave që do të ketë buxhetit. Por deri sa të dalim në treg do të kemi specifikuar shumën e saktë si dhe do të vlerësojmë edhe huatë që mund të marrim nga Banka Botërore. Duke parë interesin se ku janë normat më të leverdishme si dhe kushtet do të vendosim për shumë ekzakte.Por ministrja e financave shprehet optimiste se tërmeti shkatërrimtar nuk pritet të ketë impakt negativ në sytë investitorëve të huaj dhe se ekonomia shqiptare do të vlerësohet për reformat e ndërmarra.Investitorët nuk e lidhin Shqipërinë me tërmetin, por e lidhin me reformat. Edhe rindërtimi është pjesë e reformës. Nisja e tij mbarë dhe vijimi i tij në mënyrë të qëndrueshme dhe të suksesshme do të krijojë pozitivitet në këtë proces.Por për cfare do ti përdor qeveria këto para, në rast se procesi do të rezultojë i suksesshëm? Synimi është që me 50 % të vlerës të shlyhet borxhi i mëparshëm, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për financim të brendshëm.Qeveria kërkon borxh në tregjet ndërkombëtare për dy arsye: për të plotësuar nevojat e ekonomisë për financim, por edhe të riskeduluar borxhin aktual me tendencë uljen e kostove.

Share This Video


Download

  
Report form