#rtvora #oranews
Rrugica që të çon në shtëpinë e Xhevdet Ferrit paraditen e kësaj të premteje ishte i mbushur me të afërm, miq dhe kolegë të tij, të cilët me dhimbje e përcollën për në banesën e fundit.
Një humbje të rëndë dhe të dhimbshme e quajnë kolegët largimin e parakohshëm nga jeta të Ferrit.
Rajmonda Bulku: "Do të dalë mbeska e vogël dhe ana psikologjike nganjëherë ndikon mbi çdo gjë dhe mund të bëhen mrekullira. Aq shumë shpresova që ai Xhevdet, një burrë i fuqishëm, i madh, i pasëmurë ndonjëherë mund ta përballonte. Deri në fund kemi shpresuarne dhe familja."
Me dhimbje ata tregojnë se si ishte të punoje me Xhodën, siç e quajnë të afërmit.
Ndriçim Xhepa: "Një mbresë e pashlyeshme për një aktor, një mik, një djalë me cilësi intelektuale, tepër i zgjuar, tepër kuirajoz dhe me vlera në fushën e artit."
Xhevdet Ferri do të mbahet mend jo vetëm për rolet e tij të shumta, por edhe për kontributin në trajnimin e brezit të ri.
Petrit Malaj: "Deri në momentet e fundit kam komunikuar me të dhe ka pasur një komunikim ku fliste fare qartë për gjithçka që kishim projekte së bashku dhe mbi të gjitha për punën me studentët."
Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe studentë të Ferrit.
Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga nëj sëmundje e rëndë.
Ferri ka luajtur mbi 30 role. Në vitet 1995-1999 ai ishte drejtor i Qendrës Kinematografike Shqiptare, drejtimin e së cilës e mori përsëri në vitin 2006.
Ai gjithashtu ka qenë edhe drejtor i Teatrit Kombëtar, por e përbashkëta e të gjitha punëve të tij ka qenë pasioni me të cilin ai trajtonte çdo projekt.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/i-jepet-lamtumira-xhevdet-ferrit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp