Ndërprerja e Marrëveshjes së Prespës është kërcënim për të ardhmen e vendit dhe integrimet në NATO dhe në BE, për këtë arsye tezat e rrezikshme dhe manipulative për anulimin e mundshëm të Marrëveshjes së Prespës nga ana e VMRO-DPMNE-së duhet të ndërpriten, theksoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
?Publikisht i bëj thirrje udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së t?i ndërpresë tezat e rrezikshme dhe manipulative për anulim, prishje ose ndryshim të Marrëveshjes së Prespës, me të cilat vendoset në pikëpyetje anëtarësimi ynë i plotë në NATO, siguria e brendshme dhe rajonale. Anulimi nuk do të jetë kthim pas për një hap, siç rekomandon Mickoski, por do të jetë kthim për të paktën 25 vite pas, në konfliktet e vjetra, ndarjet, tensionet, varfërinë dhe izolimin ndërkombëtar.?
Nga VMRO-DPMNE mbeten në qëndrimin se Marrëveshja e Prespës është kundër vullnetit të qytetarëve dhe nëse ata do t?u jepet shansi të njëjtën do ta prishin.
?Ne nuk kërcënohemi, ne e themi atë që e mendojnë qytetarët, që e mendon VMRO-DPMNE. Ne qëndrojmë pas asaj se kjo marrëveshje është e dëmshme, do të jetë e dëmshme dhe do të mbetet e dëmshme sepse ndërhyn në identitet dhe është e saktë se nëse qytetarët do na japin shans, ne do të provojmë ta rishikojmë.?
Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia e Veriut dhe Greqia arritën pajtueshmëri. Me këtë marrëveshje Maqedonia e Veriut e zgjodhi kontestin tri-dekadësh, emrit të vendit iu shtua mbiemri ?e veriut?, por solli edhe premtimin për anëtarësim të shpejtë në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, gjithashtu si pjesë e politikave për fqinjësi të mirë ishte edhe nënshkrimi i marrëveshjes me Bullgarinë.
Tv Klan