Nxirren nga ish-shtëpia e Oficerëve në Vlorë 8 familje, do të bëhen zyrat e reja të 'Kadastrës!

Report TV 2020-01-20

Views 9

VLORE - Tetë familje që jetonin me qira në ambientet e ish-Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë janë larguar nga kjo godinë mëngjesin e kësaj të hëne nga Policia Ushtarake. Banorët jetonin prej vitesh në këto ambiente, ndërsa godina është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Banorët ishin njoftuar më përpara që të largoheshin nga kjo ndërtesë, ndërsa godina do t'i nënshtrohet një rikonstruksioni, pasi aty pritet që të jenë zyrat e reja të Kadastrës.

Banorët refuzojnë që të lënë godinën dhe kërkojnë që të sistemohen në banesa të tjera aga ana e bashkisë.

Share This Video


Download

  
Report form