Çfare deshmuan dy personat qe pretendohet se shoqeruan Tauland Mazen nga Qafe -Thana ne Tirane?

RTV KLAN 2020-01-20

Views 4

Tre muaj pas zhdukjes së Enton Janushit në Janar 2015, në Prokurorinë e Tiranës është thirrur të dëshmojë në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, shtetasi B.SH., i cili përmendet në dëshminë e të babait të 33-vjeçarit.

Para oficerit të policisë gjyqësore, ai mohon të njohë ndonjë person me emrin Tauland Maze ose Entoni Janushi.

Ndërsa kujtohet se njeh një person rreth 30-40 vjeç nga Vlora, vendi i origjinës së familjes Maze, që i thërrisnin me pseudonimin ?Labi?. B.SH rrëfen se atë e ka njohur në qytetin e Tiranës nëpërmjet shoqërisë së përbashkët.

?Ka trup mesatar, esmer, i gjatë afro 180 cm, flokët i kishte të shkurtra. Nuk di nëse kishte vëllezër, por më duket se kishte motra?, ka deklaruar shtetasi B.SH.

I pyetur se ku kishte qenë në datat 17 dhe 19 Janar 2015, B.SH. është përgjigjur se nuk mbante mend se ku dhe me kë kishte qenë gjatë atyre ditëve. Ndërsa mohon të ketë dalë nga Shqipëria gjatë muajit Janar, dhe aq më pak të ketë udhëtuar drejt Shkupit apo të jetë rikthyer në vendin tonë nga pika kufitare e Qafë Thanës, i vetëm apo i shoqëruar nga ndonjë person tjetër.

?Dua të them se në këtë muaj unë nuk kam dalë fare jashtë Shqipërisë?.

Në Prokurori është thirrur edhe personi i dytë, për të cilin pretendohet se ka shoqëruar nga Qafë-Thana drejt Tiranës, Tauland Mazen dhe shtetasin B.Sh.

Ky person, me inicialet F.R., ka deklaruar se Enton Janushin nuk e njeh me këtë emër, por me pseudonimin ?Labi?. Ai pranon se për herë të fundit e ka takuar atë në Tetor të vitit 2014 në rrugë, ku Entoni ishte nën shoqërinë e B.SH.

Ai mohon kategorikisht se ka dalë jashtë Shqipërisë në muajin Janar 2015, e veçanërisht në datat 17 ose 19 Janar 2015.

Share This Video


Download

  
Report form