Bardhi: Po verifikojme nje prej kryebashkiakeve ne Qarkun e Tiranes

RTV KLAN 2020-01-20

Views 1

Pas denoncimit të 5 kryetarëve të bashkisë që kanë shkelur formularin e dekriminalizimit, Partia Demokratike është duke verifikuar edhe rastet e të paktën 10 kryebashkiakëve të tjerë të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit.
Një ndër këto rastet është edhe ai i kryetarit të Pogradecit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, nga emisioni ?Opinion? në Tv Klan deklaroi se janë në fazën finale të mbledhjes së dokumentacionit edhe për një prej kryetarëve të bashkive në Qarkun e Tiranës.
Gazment Bardhi: Jemi duke provuar dhe në fazën finale të mbledhjes së dokumentacioneve të një prej kryetarëve të Bashkive në Qarkun e Tiranës.
Blendi Fevziu: Kryetar Bashkie?
Gazment Bardhi: Një person i emëruar në 30 Qershor në Qarkun e Tiranës.
Blendi Fevziu: Sa kryetarë ka Qarku i Tiranës?
Gazment Bardhi: Duhet të ketë 4 ose pesë.
Blendi Fevziu: Është në fazë të fundit verifikimi?
Gazment Bardhi: Pra kemi vërtetuar tre hapat e para që ne verifikojmë dhe na rezultojnë të dhënat që përputhen, mirëpo nuk kemi dokumentacionin që na e provon./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form