Vrasja te 'Astriri', shpallet në kërkim një person, kamerat fiksuan 2 makina, u kap e gabuara

Report TV 2020-01-21

Views 1

TIRANE-Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një person të dyshuar për vrasjen që tronditi zonën e 'Astirit'  mbrëmjen e djeshme. Blutë e Tiranës dyshojnë se Vilson Tafçiu u vra nga personi me inicialet N.D. Mbrëmjen e djeshme pas vrasjes është kontrolluar banesa e tij, por nuk është gjetur. Tafçiu, që mbeti viktimë e këtij atentati mësohet se përveç Francës ku ishte arrestuar për trafik droge në mars të vitit 2018 dhe ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj para se të deportohej drejt vendit tonë në nëntor të vitit të kaluar, ka jetuar edhe në Belgjikë.

Pista e parë ku janë fokusuar hetimet është pikërisht e kaluara e tij në Francë dhe në Belgjikë dhe konfliktet për shkak të drogës, pasi në familje nuk ka pasur precedent. Megjithatë nuk përjashtohen edhe konfliktet e kohëve të fundit që mund të kenë sjellë vrasjen. Për vrasjen ende nuk ka asnjë të arrestuar. Sipas burimeve nga policia pas ngjarjes kamerat e sigurisë kanë kapur dy makina që kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njëra prej tyre është identifikuar dhe drejtuesi është ndaluar, por ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ishte larguar nga frika pas atentatit. Ndërkohë që makina tjetër me ngjyrë të zezë që u largua me shpejtësi rezulton se është e autorëve të vrasjes, por ende nuk ka asnjë gjurmë të saj.

28-vjeçari Vilson Tafçiu prej tre ditësh qëndronte në Tiranë, pasi kishte ardhur nga Dibra për varrimin e gjyshes, që jetonte në Institut, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra. Mësohet se viktima që i njihej edhe me mbiemrin Noka mbrëmë ishte në një lokal në rrugën "Teodor Keko" në zonën e 'Astirit' me një grup shoqëror, mes tyre dy vajza, kur është thirrur në emër për të dalë jashtë dhe është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks nga një person.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS