Nga 14 ditë pushimi zyrtare, ne kemi 6 festa zyrtare fetare, 3 pagane, 3 historike dhe 2 kombëtare. Së fundmi ka pasur dy nisma serioze për rivlerësimin e historisë duke shpallur festa kombëtare. ?PS dhe PD shkojnë për dreka dhe darka për 21 janar në Lushnje. Ky propozim duhet të ishte bërë që në Parlamentin e parë pluralist, për ta shpallur festë kombëtare datën e mbajtjes së Kongresit të Lushnjës. Nuk kam ardhur këtu për të korrigjuar historinë. Kjo datë është para se të ndaheshim në komunistë dhe ballistë?- deklaroi në Komisionin Parlamentar Myslym Murrizi, deputet i PD. Ndërsa pak kohë më vonë, konstitucionalistë, studiues dhe historianë kërkuan në Tiranë që Shqipëria të ketë një datë dhe Ditë Republike, ashtu siç e kanë gjithë vendet e tjera. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, u shpreh se bie dakord me nismën për ta kremtuar 21 janarin si Festë Kombëtare duke dhënë dhe argumentet historikë pse Kongresi i Lushnjes meriton një datë nderimi në kalendar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel