#rtvora #oranews
Dhuna në familje është kthyer në një shqetësim serioz për shoqërinë shqiptare, ku nuk kanë munguar as pasojat fatale me viktima. Sipas te dhënave të publikuara nga INSTAT, ka një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të dhunës në familje nga 2 mijë ne vitin 2010 në 5 mijë raste ne vitin 2018.
Ajo që është akoma dhe më shqetësuese është fakti që rastet e dhunës në familje vijnë në rritje çdo vit e më shumë. Kështu, po sipas INSTAT, gjatë tre viteve të fundit, ka pasur një rritje të vazhdueshme konstante me 9% çdo vit të numrit të rasteve të regjistruara të dhunës në familje.
Nisur pikërisht nga ky trend i dhunës në familje, por edhe rastet fatale të regjistruara edhe në këtë fillimviti, dy deputetet socialiste, Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka kanë paraqitur në Kuvend disa ndryshime në Kodin Penal të cilat synojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore për rastet dhunës në familje.
Dënimet e propozuara
1. Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhunë fizike, seksuale, psiko emocionale, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose në lidhje apo ish - lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasoje cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik te tij, propozohet të dënohet me burgim nga një deri ne pese vjet.
2. Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë ndaj këtyre personave, propozohet të dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
3. Plagosja e kryer me dashje ndaj personave rreth familjar apo krushnj, propozohet të dënohet me burgim një deri në pesë vjet.
4. Po këto vepra, të kryera në mënyre të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga dy deri ne 10 vj et burgim.
Ndërkohë që dy deputetet socialiste kanë paraqitur edhe një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale ku propozojnë që për rastet e dhunës në familje gjykata të mos pranojë garancinë pasurore që mund të ofrohet nga dhunuesit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rriten-rastet-e-dhunes-ne-familje
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp