Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Afrimi i fushatës elektorale për zgjedhjet lokale i ka nxitur të zgjedhurit nga elektorati i majtë të bëjnë autokritikën për mos realizimin e premtimeve dhe të kërkojnë të tjera fonde shtesë nga qeveria. Sot në parlament deputetët e mahorancës u kanë kërkuar llogari ministrave Muçi e Demeti për mosrealizimin e projekteve për riparimin e rrugëve, ujësjellsave dhe furnizimin me energji elektrike.
Ish-ministri i Punës Kadri Rrapi fajsoi ministrin Demet për bllokimin e fondeve për ujësjellësin e ri të Peshkopisë, puna për të cilin ka 11 vjet që ka nisur. Rrapi përmendi programin e tij elektoral dhe të deputetëve të tjer të Dibrës, Paskal Milo e Fehmi Abdiu për të cilin qeveria ka shumë detyrime.
Në përgjigje të deputetëve të Kosçës dhe Pogradecit ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Muçi tha se së shpejti do të ndërtohet nënstacioni i ri 110 kw Elbasan ? Korçë. Linja e re Vorë ? Pogradec dhe rikonstruksioni i nënstacionit elektrik të Korçës. Sipas Muçit brenda muajit Korrik do të privatizohen hotelet shtetërore të turizmit nëpër rrethe./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame