Report TV - Shkodrani then masën e sigurisë dhe tenton të vjedhë një banesë, kapet në flagrancë

Report TV 2020-01-22

Views 3

SHKODËR-Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi theu urdhrin e gjykatës që e kishte lënë në arrest shtëpie dhe tentoi të vjedhë një banesë, por u kap në flagrancë. I arrestuari është Tom Verri banues në lagjen ?Tre Heronjtë?, Shkodër. Ai u kap në flagrancë pasi po tentonte të vidhte banesën e I. D. 50-vjeç në lagjen ?Daniel Matlia?.

36-vjeçari ishte lënë nga gjykata e Apelit të Shkodrës në masën e sigurimit personal ?Arrest në shtëpi?, për veprat penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt?. Por masa e sigurimit nuk e ka penguar Verrin që të tentojë të vjedhë.

Share This Video


Download

  
Report form