#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike ka denoncuar Kryetarin e Bulqizës Lefter Alla se ka konsumuar lëndë narkotike në ambientet e një lokali. Akuzat u bënë nga ish-deputeti Ervin Salianji por u mohuan nga Alla i cili thotë se nuk është ai personi që shfaqet në fotot e publikuara në media.
Sipas Partisë Demokratike personi që është duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e një lokali është Kryetari i Bulqizës, Lefter Alla.
Salianji: Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.
Por akuzat janë mohuar nga Alla, i cili në një reagim për Ora News thotë se nuk është ai personi që shfaqet në foto.
Denoncimi u bë nga ish-deputeti Ervin Salianji, i cili akuzoi qeverinë për lidhjet e saj me krimin, drogën por edhe për kapjen e sistemit të drejtësisë. Salianji tha se Kryeministri Edi Rama përmes emërimit të Artur Metanit në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë do të kontrollojë dhe kërcënojë prokurorët dhe gjyqtarët.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pd-kryetari-i-bashkise-bulqize-lefter-alla-konsumoi-kokaine
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp