MADRID (SPANJE) - Janë takuar në një rrethanë krejt tjetër, nga ajo e gushtit 2019, kur familja spanjolle Galdon u sulmuan nga Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit tashmë të shembur, "Panorma" në Porto Palermo të Himarës, pas keqkuptimit për porosinë e dhënë për disa peshq.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Eugenio Galdón, një nga 200 njerëzit më të pasur në Spanjë, themelues i kompanisë 'ONO' që iu shit Vodafone për 7.2 miliardë euro, u takuan këtë të mërkurë, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid.