Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari ka deklaruar pas takimit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore se qëndrimi i opozitës së re për Reformën Zgjedhore, ndërsa theksoi se roli i saj si bashkëkryetare mund të prevalojë në produktin final.
"U diskutua fakti se roli jonë është kyc në këtë tryezë tregon se ne do japim kontributin tonë. Si bashkëkryetar ne kemi një fuqi prevaluese veto në produktin final. Ajo që është e rëndësishme për ne është se produkti final duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës. Për ne është e rëndësishme një konsesus. Edhe ndryshimi i sistemit është përmendur edhe nga palët e tjera. Ne duhet të kemi një produkt të dakordësuar nga të gjitha palët. Shqiptarët duhet të zgjedhin ata njerëz që duan. Unë mendoj se hapja e listave do ishte shumë pozitive për zgjedhjet e ardhshme. Takimi ishte i sukesshëm. Ne do takohemi, ndoshta edhe përdite sepse duhet punë intensive dhe transparente. Është e vështirë për t'iu shmangur detyrave politike"