Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Grupimi politik Bashkimi për Demokraci edhe njëherë ka dalë sot përball gazetarëve me një deklaratë kundër qeverisë. Qeveria e rrugëve, është cilësuar sot Aleanca për Shtetin, e cila sipas përfaqësuesve të grupimi Bashkimi për Demokraci ka kryer supergrabitjen e radhës në tenderat e rrugëve. Grabitja këtë rradhë është bërë publikisht madje dhe me shifra konkrete.
Duke e cilësuar Metën si demagog, grupimi Bashkimi për Demokraci e ka quajtur fajtor atë sepse ai sipas tyre nuk ka denjuar as të njihet me denoncimin që ish-kryeministri Majko i drejtoi prokurorit të përgjithshëm në lidhje me superskandalin e tenderave të rrugëve, që kanë për autor dhe fajsojnë Apostoli, Gjinushin etj.
Publikimi i projekteve të riparimit të rrugëve është cilësuar sot nga grupimi Bashkimi për Demokraci si një propagand demagogjike elektorale./tvklan.al
Gazetare ? Mimoza Picari