#rtvora #oranews
?Video e kryebashkiakut ilegjitim të Bulqizës, që konsumon kokainë në një mjedis publik është pasqyra e shtetit që ka ndërtuar Edi Rama? denoncoi Gent Strazimiri në një deklaratë nga selia e PD-së.
Në një dalje për median Strazimiri deklaroi se në vend të arrestimit Rama e mbron sepse është strategjia e tij për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin.
?Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës duhej të ishte shkarkuar sot nga Edi Rama. Drejtësia duhet të kishte vepruar duke nisur ndaj tij ndjekjen penale për moskallëzim krimi, pasi është faktuar se kryetari i bashkisë bashkëpunon me individë apo grupe që tregtojnë kokainë.
Asnjëra nuk ka ndodhur nga këto të dyja, sepse Edi Rama i Bulqizës ka mbrojtjen e Edi Ramës së Tiranës. Kandidimi në 30 Qershor i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar është strategjia e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin.
PD akuzon Ramën se ka kapur drejtësinë.
?Prokurori që duhet të vepronte pret vettingun nga e motra e Belinda Ballukut, pret emërimin nga kunati i Mimi Kodhelit dhe i trembet inspektimit nga vëllai i Eglantina Gjermenit! Të tre, në pozicionet më të rëndësishme të sistemit, të emëruar në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme nga Edi Rama i Tiranës.
Kapja e drejtësisë dhe shndërrimi i Partisë Socialiste në një strehë për horrat dhe banditët janë dy prej plagëve më të mëdha që Edi Rama i ka shkaktuar vendit.
?Për PD-në largimi i Edi Ramës së Tiranës, i Edi Ramës së Bulqizës edhe i çdo Edi Rame nga zyrat e shtetit është emergjencë kombëtare.?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/videoja-me-kokaine-pd-tregon-pse-rama-nuk-arreston-lefter-allen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp