Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Kreu demokrat Berisha do të vazhdoj i bindur të eci ne strategjinë e mitingjeve. Për Tv Klan sot kreu demokrat ka komentuar strategjinë e tij në prag të zgjedhjeve lokale por edhe vendosmërinë për të shkuar në qytetin e Vlorës.
Gazetarja:- Zoti Berisha a do ta vazhdoni strategjinë e mitingjeve?
Sali Berisha, kryetari i PD:- ?Protesta dhe qëndresa janë jetike dhe përcaktuese për të shpëtuar demokracinë shqiptare në agoni. Pa asnjë dyshim do të shkoj në Vlorë, do të përshëndes demokratët e Vlorës që u ngritën sot me të fortë se kurrë mbi bazën e vlerave dhe të moralit që unë besoj dhe që ndaj me mbarë demokratët shqiptar?.
Gazetarja:- Zoti Berisha a keni pasur këtë mendim tre vjet më parë për Vlorën?
Sali Berisha, kryetari i PD:- ?Mendimi im për Vlorën s?ka ndryshuar kurrë, ajo është e shqiptarëve dhe jo e kusarëve?./tvklan.al
Gazetare ? Mimoza Picari