Rama: Kostoja e rindërtimit nga tërmeti, 1 miliard Euro

RTV KLAN 2020-01-23

Views 0

Kostoja e përafërta për programin e rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit llogaritet të jetë 1 miliard Euro. Shifra përfundimtare pritet të bëhet publike brenda këtij muaji, por Kryeministri Rama mendon se vetëm me ndihmën e miqve dhe partnerëve ndërkombëtar mund ta përballojnë rindërtimin e të gjithë zonave të prekura.

Dhe një nga këta miq është dhe Italia fqinje. Përpara konferencës së donatorëve që do të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel, nën kujdesin e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, Kryeministri Rama vizitoi sërish brenda një kohë të shkurtër Romën dhe ku ka marrë mbështetje maksimale nga Kryeministri Conte dhe ministri i Jashtëm Di Maio.

?I kam falenderuar natyrisht Kryeministrin Conte dhe ministrin e Jashtëm Di Maio për ndihmën e paçmuar të Italisë mike, qysh në orët e para pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit. I kam informuar për punën që kemi bërë me planet e rindërtimit si edhe me raportin e dëmeve, i cili pritet të përfundojë së shpejti në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe Kombet e Bashkuara. Shifra përfundimtare nuk ka dalë ende, por të dhënat e deritanishme na japin një shumë që rrotullohet rreth miliardit në Euro. Ne do të bëjmë çmos edhe me ndihmën e miqve të mëdhenj të Shqipërisë, ku Italia është ndër me të afërtit, qe Konferenca e Donatorëve të jetë një sukses, ndërkohë që e kemi shumë të qartë që për të përmbushur të gjithë nevojën nuk do të mjaftojë?.

Takimi i radhës përpara Konferencës së Donatoreve do të jetë me Kancelaren Merkel.

?Jam shumë mirënjohës dhe i inkurajuar nga vëmendja e veçantë dhe gadishmëria e plotë e autoriteteve më të larta italiane, ndërkohë që do të vijojmë me takimin me Kancelaren Merkel në fillimjavën e ardhshme e më të tutje edhe me disa kontakte të tjera të nivelit të lartë?.

Rama siguron se planet e rindërtimit po ecin sipas kalendarit të parashikuar dhe në Pranverë do të ketë nisur ngritja e shtëpive të para individuale që sipas tij do të përfundojnë brenda 2020.

Sa i takon rindërtimit të qyteteve pranon që do të duan më shumë kohë edhe pse thotë se janë brenda afateve, por ndërkohë qeveria do të vijojë të paguajë bonusin e qirasë deri në sistemimin në apartamentet e reja.

Sipas Kryeministrit, dhe procesi i rindërtimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore që u dëmtuan nga goditja sizmike është brenda afateve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form