Ceshtja e Gjykates Kushtetuese, Meta i drejtohet Venecias

RTV KLAN 2020-01-23

Views 0

Presidenti ka bërë publike letrën që i ka drejtuar kreut të Komisionit të Venecias bashkëngjitur me kërkesën për të marrë një opinion nga ky institucion lidhur me shkeljen e pretenduar të Kuvendit lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në letrën për Giani Buchikion, Meta e akuzon mazhorancën se procesin e nisur për shkarkimin e tij do ta mbulojë me logon e Komisionit të Venecias.

?Vetëm dy muaj pas Opinionit të Komisionit të Venecias, Kuvendi i drejtohet sërish Komisionit më 30 Dhjetor 2019 për një tjetër opinion. Qëllimi i pafshehur i Kuvendit është të tentojë sërish mbulimin e vendimit për shkarkimin e Presidentit nën siglën e Komisionit të Venecias, dhe kapjen politike edhe të Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e bashkëpunimit nga Kuvendi i Shqipërisë me Presidentin e Republikës në këtë proces, është evidente dhe e mirëdokumentuar. Institucioni i Presidentit të Republikës është njohur lidhur me kërkesën që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë i ka përcjellë Komisionit të Venecias vetëm përmes medias. Nga shqyrtimi i përmbajtjes së kësaj kërkese, konstatohet parashtrimi i njëanshëm i fakteve dhe rrethanave nga Kuvendi. Të dhënat thelbësisht të shtrembëruara dhe pyetjet vetësugjeruese të Kuvendit orientojnë një lexim të gënjeshtërt të situatës. E gjithë kjo bëhet në keqbesim me qëllimin për të shtyrë Komisionin e Venecias në nxjerrjen e konkluzioneve jo të drejta që më pas të keqpërdoren politikisht nga mazhoranca?.

Veç informacionit shterues, që nga fillesat e procesit të shpalljes së vakancave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e deri tek betimi i tyre tek Meta, kreu i shtetit i ka drejtuar komisionit plotë 38 pyetje që do t?i japin përgjigje ekspertët e këtij institucioni.

Një delegacion i komisionit do të vizitojë Tiranën për t?u njohur me qëndrimin e të gjitha palëve për këtë përplasje të re të Presidentit dhe mazhorancës pas asaj për dekretin e shfuqizimit të zgjedhjeve, në 13 dhe 14 Shkurt.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form