Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Sot mbi 43 milion italian votojnë për zgjedhjet lokale. Ne 53138 qendrat e votimit ka nisur që në orën 7 të mëngjeit të sotëm procedura e votimit. 66 përfaqësuesit e Berluskonit dhe të D?Alemës konkurojnë sot në 15 zona elektorale 6 provinca dhe 555 komuna. Nga këto 11 zona deri tani janë në qeverisjen e qendrës së majtë ndërsa 5 janë të qendrës së djathtë.
Fushata elektorale italiane është karakterizuar nga një klimë e ashpër mes dy protagonistëve të së majtës dhe së djathtës D?Alemës dhe Berluskonit. Në orën 22 mbyllen kutitë e votimit dhe fillon numërimi i votave për zonat, komunat dhe provincat.
Kanë votuar tashmë protagonistët e politikës italiane. Kryeministri Massimo D?Alema, kryetari i Aleancës Nacionale Fini dhe Berluskoni i cili nuk harron të shkoj si personazh spektakli edhe për të votuar./tvklan.al
Gazetare ? Mirela Milori