Virusi ka vendosur në alarm dhe karantinë një pjesë të madhe të Kinës, ndërsa deri tani ka shkaktuar 41 viktima dhe mbi një mijë të infektuar. E ndërsa ambasadori shqiptar, Selim Belortaja kërkoi që qytetarët të shtyjnë fluturimet e planifikuara drejt Kinës, gazetari Edison Myrteza në një lidhje telefonike nga Pekini për Report Tv rrëfen atë që po ndodh atje. Provinca ku u shfaq virusi është Wuhan-i. Gazetari Edison Myrteza thotë se në dijeninë e tij në këtë provincë janë edhe dy shqiptarë me të cilët ka kontaktuar dhe se gjendja e tyre është e mirë, ndërsa janë mbyllur në shtëpi. Ndërkohë që në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë njoftoi dje marrjen e masave paraprake duke vendosur në zbatim planet e emergjencës dhe kontrollin e kinezëve që vijnë në vendin tonë, por theksoi se nuk ka rrezik.
Intervista për Report Tv e gazetarit Edison Myrteza nga Pekini
Edison, si është gjendja në Kinë nga virusi?
Unë po marr informacione zyrtare nga Kina, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë 444 raste të reja. Mbi 1300 persona janë të infektuar dhe të tjerë do të futen në karantinë për t'u kontrolluar.