Përhapja e koronavirusit të frikshëm në Kinë ka çuar në një rritje të shitjeve të maskave të fytyrës, edhe pse ekspertët hedhin dyshime mbi efikasitetin e tyre.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve me seli në SHBA, masat paraprake më të mira kundër virusit janë larja e shpeshtë e duarve, duke u munduar të mos prekni fytyrën tuaj dhe të shmangni kontaktin e ngushtë me ata që janë të sëmurë. Ekzistojnë dy lloje kryesore të maskës së fytyrës. Ato N95, që përdoren zakonisht kundër tymit apo ndotjes së rëndë, arrijnë të bllokojnë grimca deri në 0.3 mikron diametri ? por koronavirusi është 0,12 mikron i gjerë. Ndërsa maskat kirurgjikale, të cilat rrallë filtrojnë grimcat më të vogla se 5 mikron, janë më të zakonshme, por shumë më pak efektive.
Sidoqoftë, një studim i publikuar në The Lancet raportoi se si një fëmijë shtatë vjeçar nga Wuhani që mbante maskë nuk u infektua ? në kontrast me vëllain e saj dhjetë vjeçar që nuk e bëri. Profesori Stanley Perlman, nga Universiteti i Iowa-s, megjtihatë thotë se ? Mbajtja e një maske mund të ndalojë që një individ të prek drejtpërdrejt gojën dhe hundën, e kjo është mënyra e zakonshme sesi viruset dhe mikrobet të hyjnë në trup, por nga ajo që kemi parë, shprehet ai, nuk është se janë shumë të mira?.
E megjithatë, në Kinë sa vjen e po rritet shqetësimi për mungesën e maskave. ?Nga ajo që kam dëgjuar, mungesa e maskave është në nivele shumë më të larta nga sa e di publiku?, tha Cao Jun, menaxher i përgjithshëm i prodhuesit kinez të maskave Lanhine. Me mungesa të mëdha të tyre po përballen sipas dhe stafet mjekësore anembanë vendit, jo vetëm ata në Wuhan. Sakaq, Taobao, ekuivalenti kinez i Amazon, të mos kërkojnë të nxjerrin përfitime nga kjo situatë fatkeqe, pasi mësohet se çmimet e maskave janë rritur nga 20 paundë në 120 paundë për një paketë me 20 maska. Ndërkohë, një farmaci në Universitetin Edinburgh shiti brenda një dite të vetme më shumë maska nga sa shiste gjithë vitin kur studentët kinezë filluan ?blerjet masive nga paniku?. Linjat e mëdha ajrore sakaq thanë se do të sigurojnë pajisje mbrojtëse për çdo pjesëtar stafi dhe pasagjer që i kërkon.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#China#CoronaVirus#TopChannel