Banorët e fshatit Skrevan në bashkinë e Urës Vajgurore dhe disa nxënës, kanë protestuar para bashkisë së Beratit pasi kundërshtojnë mbylljen e shkollës 9 vjeçare ?Lako Toska?, për të cilën thuhet se ka pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.
Inspektorët në terren e kanë nxjerrë godinën e shkollës si të rrezikshme pas tërmetit që tronditi vendin tonë.Ndërkohë prindërit kërkojnë që kjo shkollë të rihapet sërish pasi sipas tyre shkolla është mbyllur padrejtësisht.