Mbi 1 vit e gjysmë para drejtësisë, gjykata shpall të pafajshëm ish kreun e Burgjeve, Arben Çuko

Report TV 2020-01-27

Views 2

TIRANE - Ish deputeti socialist dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko pas më shumë se një viti e gjysmë beteje me drejtësinë, ka fituar pafajësi. Me vendim të gjyqtarit Sokol Tona, Çuko nuk ka lidhje me korrupsionin e lejeve për të burgosurit dhe transferimet e tyre. Prokuroria për Krime të Rënda në atë kohë, e akuzoi ish-kreun e Burgjeve pas përgjimeve me grupin Avdylaj për ryshfet, por në gjykatë dosjen e kaloi vetëm me akuzën e "moskallëzimit të krimit".

Arben Çuko u arrestua në tetor 2018 si pjesë e një grupi në operacionin policor "Volvo-4". Më pas gjykata, e hetoi në masën arrest shtëpiak dhe detyim paraqitje, deri në rrëzimin e akuzve sot në Dhomën Penale në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form