A preket Shqipëria nga koronavirusi? Manastirliu zbulon masat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se Shqipëria është një vend me rrezikshmëri të ulët, sa i përket infektimit nga virusi i ri.Në mbledhjen e Task-Forcës me ekspertët për masat e ndërmarra, Manastirliu bën me dije se plani i emergjencës është i udhëzuar nga Organizata Botërore e  Shëndetësisë. Ajo shton se kjo situatë p?r virusin ri ka menaxhim ndërkombëtar.Ndër të tjera, ministrja thekson se në pikat kufitare po realizohet një punë informuese dhe trajnuese.?Kemi planet e reagimit në varësi të shkallës së rrezikshmërisë.  Kam kërkuar të merren masa parapake për rritjen e survejimit?, deklaroi Ogerta Manastirliu.Alarmi i ditëve të fundit që ka vënë në panik shumë shtete në lidhje me përhapjen e koronavirusit, ka detyruar autoritetet shqiptare të mbledhë task forcën e ekspertëve të shëndetësisë pë të diskutuar masat që duhen marrë.Shefja e infektivit Najada Como siguron se në cdo rast kur mund të konstatohet ndonjë pacient i prekur jane gati edhe dhomat e izolimit.Menjehere pas urdherit te Organizates Boterore te Shendetesise, Shqiperia shtoi masat vecanerisht ne aeroportin nderkombetar ?Nene Tereza?.Mbi 80 njerez kane vdekur deri tani ne Kine nga ky virus ndersa mijera te tjere jane infektuar jo vetem ne Kine por edhe vende te tjera te botes.

Share This Video


Download

  
Report form