Merkel: Në mars duam hapjen e negociatave për Shqipërinë - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit me kryministrin Edi Rama këtë të hënë është shprehur në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në mars të arrijmë një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Merkel ka theksuar se të dyja vendet kanë suksese të konsiderueshme, dhe shpreson që e ardhmja e këtyre dy vendeve është në Bashkimin Evropian.?Dëshiroj të them në mënyrë të qarte se në lidhje me reformën në drejtësi janë arritur shumë gjëra. Dhe kjo reformë duhet të vazhdojë në mënyrë të tillë që të përmbyllet.Kjo reformë ka një rëndësi qëndrore për të ardhmen e Shqipërisë. Për qeverinë federale gjermane dua të them që ne i përmbahemi qartësisht perspektivës së Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe para se gjithash duam të arrijmë që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në mars të arrijmë një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Te dyja vendet kanë suksese të konsiderueshme. Dhe keto janë regjistruar nga Këshilli i Evropës dhe ne do të punojmë fort që në mars të arrijmë rezultate. Unë besoj qe e ardhmja e këtyre dy vendeve është në Bashkimin Evropian. Kjo është dhe në interesin tonë, ai që e shikon mirë hartën dhe njeh kuadrin gjeopolitik ai e di që është mirë për të gjithë sikur një ditë të jenë anëtarë të BE. Komisioni i ri Evropian synon të jetë dhe një komision që synon të theksojë dhe dimensionin gjepolitik dhe prandaj kjo i jep edhe më shumë shkas për ta çuar me vendosmëri përpara këtë proces.?

Share This Video


Download

  
Report form