Report TV -Pengmarrja në Kamëz/ RENEA arrestohet dy persona

Report TV 2020-01-27

Views 2

Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Frocat RENEA për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz. Burime për Report TV bëjnë me dije se i arrestuari është Leonard Hajri. Ndërkohë në kërkim është shpallur vëllai i tij Altin Hajri. Të njëjtat burime konfirmojnë se i arrestuari i dytë është djali i xhaxhait të dy vëllezërve Hajri.

Të dy këto vëllezërit i arrestuari Leonard Hajri dhe Altin Hajri janë pronarë të kompleksit të eventeve 'Golden' në Shijak.

Ditën e stome RENEA organizuan një operacion blic në Shijak për kapjen e autorëve të kësaj pengmarrje. Ndërkohë mësohet se kanë qenë kamerat e sigurisë në kompleksin 'Golden' të vëllezërve Hajri që kanë fiksuar momentin e ku Jan Prenga mbahet peng.

Për sa i përket pengun Jan Prenga ende nuk dihet asnjë e dhënë se ku mund të jetë apo se çfarë ka ndodhur me të.

Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe tre pistoleta me të cilat mendohet se u kërcënua gjatë marrjes peng Jan Prenga.

Share This Video


Download

  
Report form