Në Frashineto të Kalabrisë, një nga fshatrat ky hodhën rrënjë shqiptarët pas vdekjes së Skënderbeut, lindi në vitin 1823 Vincenzo Dorsa.
Ai ishte i biri i Franceskos, patriot e avokat i njohur në rrethinat e Frashinetos dhe nënë kishte mbesën e shqiptarit të madh Domeniko Belushi. I përkundur në djep të iluminizmit, reformimit dhe përhapjes së kulturës moderne napolitane, si pararendëse e rilindjes italiane e të bashkimit kombëtar italian, Vincenzo Dorsa atje larg në Kalabri, që në moshën e rinisë do të ndriste fort si një yll i parëlindur i rilindjes kombëtare.