http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Jak Prenga, I cili u mor peng në Kamzë në 17 janar ka gjetur vdekjen.Lajmi u konfirmua nga policia e cila dha detaje për operacionin ?Resorti? i zhvilluar në Shijak për kapjen e autorëve të pengmarrjes së 49-vjeçarit.Katër shtetas u arrestuan për këtë ngjarje, mes të cilave tre i përkasin familjes Hajri.Bajram Hajri, Elton Hajri dhe Leonard Hajri kanë pasur një konflikt me natyre kriminale me vëllezerit e viktimes Jak Prenga në Britaninë e Madhe. Për këtë arsye anëtarët e familjes Hajri dhe shoku I tyre I arrestuar Olsi Turja kanë organizuar pengmarrjen në Kamzë të Jap Prengës në 17 janar.Mirëpo jo gjithcka ka shkuar sipas planit. Gjatë tentativës për ta rrëmbyer, ata e kanë goditutr keq 49 vjecarin I cili ka humbur shumë gjak dhe ka vdekur rrugës për në resortin ?Golden? në pronësi të Altin Hajrit.Pengmarresit kishin menduar ta mbanin peng Jak Prengën pikërisht në këtë resort. Pamjet e sigurise se resortit mesa kane duket kane nxjerre zbuluar anetaret e familjes Hajri.Autoret janë kujdesur për ta fshehur trupin e 49 vjecarit ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.Gjatë kontrolleve ne hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak dhe Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.Shtete persona te tjere jane shpallur ne kerkim si te përfshirë në organizimin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen.