GJIROKASTËR - Dënohet me burgim të përjetshëm, Apostol Kosta, 76-vjeçari nga Gjirokastra, që në tetor të 2017-ës, vrau me armë automatike çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta, kushërinj të tij.
Trupi gjykues i përbërë nga Mirela Iliopulli, Enkelejda Doda dhe me kryesues Arben Dostin, pasi kanë dëgjuar pretencën e dhënë nga ana e prokurorit Emror Kasaj, i cili kërkoi burgim të përjetshëm për Kostën, mbështetën tërësisht të gjitha aktet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe përfundimisht e dënuan me burgim të përjetshëm Apostol Kostën.
Procesi gjyqesor fillimisht e kishin marrë për shqyrtim Krimet e Rënda në kryeqytet dhe më pas iu përcoll për gjykim Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.
Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit në lagjen "Palorto" në Gjirokastër, ne tetor 2017, ku shkak kanë qenë konfliktet gjyqësore, për shembjen e një muri. Pas ngjarjes së rëndë ai tentoi vetëvrasjen.