Qarkullonin me armë zjarri me silenciator me vete, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar, por pas ndjekjes nga forcat ?Shigjetat? vihen në pranga një 24-vjeçar dhe një 29-vjeçar.
Sekuestrohen armë zjarri me silenciator dhe aparat telefon, i cili dyshohej se do të përdorej për prodhim të minave me telekomandë.Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë shtuar kontrollet, sidomos në orët e vona të mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, por dhe dyshimit të krijuar nga shërbimet e Policisë "Shigjetat" për lëvizjet e kryera nga një drejtues mjeti me automjetin e tij në momentin që ka parë forcat e Policisë, atij i është dhënë shenjë për të ndaluar, me qëllim ushtrimin e kontrollit fizik të personave dhe të automjetit, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen.
Forcat ?Shigjetat? janë vënë në ndjekje të automjetit tip "BMW". Drejtuesi i automjetit, kur ka parë se po ndiqej nga forcat ?Shigjetat?, ka hedhur nga dritarja e makinës një armë zjarri pistoletë me silenciator, si dhe një aparat celular që përdoret për shpërthime në distancë.
Policia ka bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe të dy personave që udhëtonin me këtë automjet. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre, konkretisht:
- E. Z., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë;
- E. A., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë;