#rtvora #oranews
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, dha shpresa për Shqipërinë se mund të hapë negociatat para samitit të Zagrebit, por theksoi se ka ende sfida përpara. Në një konferencë për mediat, pas takimit me Ramën, ai cilësoi lajm të mirë nisjen e dialogut pozitë-opozitë për reformën zgjedhore, ndërsa tha se Shqipëria do të shpërblehet me 28 milionë euro për performancën e mirë.
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, beson se me metodologjine e re dhe me përparimin e reformave nga vendi ynë, Shqipëria ka mundësi të marrë dritën jeshile në samitin e Këshillit Europian në mars.
Sipas zyrtarit të lartë të BE-së kjo nënkupton intensifikimin e bashkëpunimit politik mes të gjitha palëve për të kapërcyer sfidat me të cilat po përballet Shqipëria.
Varherly: Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një shtet që është gati të hapë negociatat me BE dhe ne do të punojmë fort që kjo të ndodhë para Samitit të Zagrebit. Duhet që të gjitha partitë politike në Shqipëri të ndihmojnë që kjo të bëhet realitet. Marrëveshja me opozitën për reformën zgjedhore është një lajm i mirë, por ka ende sfida përpara, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Rama: Ajo që ne na takon është të bëjmë gjithçka që ne kemi në dorë.
Eurokomisioneri e pranon që ndikimi i unionit në Ballkanit Perëndimor është dobësuar dhe për këtë arsye integrimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut është i nevojshëm.
Varhelyi premtoi se do të punojë për të bindur vendet skeptike, por i kërkoi kryeministrit Rama që të adresojnë kërkesat e tyre.
Varhelyi: Ne dëshirojmë të rrisim praninë tonë dhe të kemi më shumë ndikim dhe influencë këtu. Dëshirojmë të jemi një partner i rëndësishëm për rajonin dhe do të punoj fort së bashku me ju kryeministër që kjo të bëhet realitet. Fakti që nuk u hapën negociatat në tetor ka pasur të bëjë me shqetësimet e disa shteteve anëtare dhe duhet ti shikojmë me vëmendje. Me metodologjinë e re të zgjerimit dhe me rezultate konkrete nga vendet mund të ndryshojë klima politike në vendet skeptike.
Duke u nisur edhe nga kërkesa e fundit e Holandës për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar, kreu i qeverisë drejtoi sërisht gishtin drejt gjyqtarëve dhe prokurorëve të lidhur me krimin.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/komisioneri-zgjerim-sot-ne-shkup-neser-ne-tiran
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp