#rtvora #oranews
Një grua e cila ishte kthyer 10 ditë më parë nga Kina, i është nënshtruar kontrollit shëndetësor lidhur me mundësinë e infektimit nga koronavirusi. Lajmi bëhet i ditur nga burime në qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?.
Sipas kësaj qendre spitalore, pas testimeve të kryera rezulton se gruaja fatmirësisht nuk është infektuar nga virusi.
Identiteti i saj nuk bëhet me dije por gjithashtu thuhet se nuk është studente.
Kontrolle në pikën kufitare të Kakavijës
Njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Gjirokastër ka ngritur një grup pune lidhur me masat e marra ndaj këtij virusi.
Në doganën e Kakavijës ka patur kontrolle te shtuara për të parandaluar përhapjen e virusit në Shqipëri.
Punonjës të kësaj njësie vendore po pyesin të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj në lidhje me lëvizjet e tyre.
Ndërkohë raportohet se gjatë ditës së djeshme një shtetas aziatik është futur në territorin toneë përmes kësaj pike kufitare.
Po dje, autoritetet e portit të Durrësit ndaluan dhe më pas lanë të lirë një çift kinez. Kontrolle të rrepta janë marrë dhe në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/frika-nga-virusi-kinez-kontrolle-ne-piken-kufitare-te-kavavijes
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp