Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, shpallen në kërkim 5 persona të tjerë

Top Channel Albania 2020-01-29

Views 1

Policia ka shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës, bëjnë me dije burime të sigurta për Top Channel.

Siç mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, policia ka bllokuar disa kamera sigurie dhe ka rrethuar skenën e ngjarjes, ku edhe edhe viktima është nxjerrë me pako në qese të zeza.

5 të kërkuarit siç i thanë burime të sigurta policore gazetares Anila Hoxha kanë rol aktiv në rrëmbim. Identiteti i tyre shfaqet në kameran e sigurisë në bodrumin e resortit tha për Top Channel gazetarja Anila Hoxha.

Ndërsa i arrestuari i djeshëm shfaqet me lopatë në dorë gjë që tregon se ai ka marrë pjesë në zhdukjen e trupit. Ata shfaqen tek kamerat e sigurisë teksa hipin viktimën e mbështjellë me qese të zezë në një furgon të bardhë.

Furgoni është bllokuar i thanë burime të laboratorit të kriminalistikës gazetares Hoxha dhe po kqyret për gjurmë shtesë me interes për hetimin.

Burime të sigurta të policisë i treguan gazetares Anila Hoxha se ka një sërë kamerash sigurie se paku gjashtë të tilla që tregojnë lëvizjet e makinë Range Rover teksa ikën nga vendngjarja kur kreu rrëmbimin e Jak Prengës dhe deri sa hyn në biznes.

?Përmes dëshmitarëve që na treguan të dhënat e automjetit të bardhë dhe kqyrjes së kamerave ne shkuam në resort dhe aty u bllokuan kamera të bodrumit që tregojnë dinamikën? shpjegoi për gazetaren Hoxha burimi policor.

Departamenti ka dyshime se bëhet fjalë për një organizatë që është bashkimi i dy grupeve të forta kriminale.

Brenda ditës së sotme, 5 të arrestuarit do përfundojnë në gjykatë, pritet nëse do të kërkohet masë sigurie në mungesë pë 5 personat e shpallur në kërkim.

Nuk dihet nëse kjo çështje do të qëndrojë në prokurorinë e kryeqytetit apo do të kalojë në SPAK.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JakPrenga#Vrasja#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form