Kryebashkiaku i Hasit Liman Morina ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, ku sipas kësaj të fundit Morina i ka ofruar para një qytetari në këmbim të votës gjatë zgjedhjeve të 2017. Dy vite më vonë Liman Morina mori drejtimin e Bashkisë së Hasit pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryebashkiaku është treguar i gatshëm që të hetohet edhe nga SPAK.