Fatmir Hysenbelliu flet per lidhjen e tij me te gjate me kengetaren e njohur

RTV KLAN 2020-01-29

Views 32

I ftuar në programin ?Rudina? në Tv Klan, këtë pasdite ishte personazhi mjaft i njohur, Fatmir Hysenbelliu. Ai ka folur për karrierën e tij si futbollist në një tjetër sport, si minifutbolli, dëmtimin dhe rikuperimin e gjurit pas operacionit, por edhe për biznesin e tij.

Hysenbelliu, prej disa vitesh i është përkushtuar biznesit të familjes dhe është zv/president i ?Hysenbelliu Group?, i cili kujdeset për pjesën e marketingut të kompanisë.

Në një lojë zhvilluar në studio, kur në ekran shfaqet fotoja e Anxhelina Hadërgjonaj, Fatmiri duhet të zgjedhë një emoji dhe duhet të japë dhe një koment për të.

Hysebenlliu zgjedh emojin me puthje dhe shprehet se Anxhelina është personi me të cilën ai ka pasur lidhjen më të gjatë.

?Është lidhja më e gjatë që kam pasur, ka qenë 4 vjet. Kemi kaluar shumë mirë. Jemi ndarë në mënyrë miqësore, jemi akoma miq, por secili shikon jetën e vetë dhe jeta vazhdon përpara.

I pyetur nëse ka mundësi për një rikthim së bashku, Hysebenlliu shprehet se kur ka një ndarje është e vështirë.

?Besoj se kur ka një ndarje dhe kur diçka thyhet, është e vështirë të ngjitet prapë?.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari, nëse ka dëshirë të martohet dhe të ketë fëmijë, ai shprehet se personi do të vijë në momentin e duhur.

?Nuk mendoj se është herët, apo është vonë. Nuk e mendoj dhe obobo se vajti vonë. Mendoj se mosha ideale për një mashkull të martohet është tek të 30-at. Një mashkull e ndjen të martohet kur i plotëson të gjitha dëshirat, njohjet, fantazitë, eksperiencat. Unë mendoj se tani jam një mashkull që mendoj se në këtë moment jam i kompletuar, domethënë me eksperiencat, gjërat, që nëse vjen jam gati, nuk duhet të pres. Por nuk e ngut, le të vijë në momentin e duhur?.

Share This Video


Download

  
Report form