Një i ri amerikan që doli përpara gjykatës me akuzën e zotërimit të marihuanës, u prangos menjëherë e u dërgua në gjyq pasi ndezi në mes të sallës një cigare hashash.
Spencer Boston ishte thirrur për ta diskutuar çështjen e tij para gjykatësit Haywood Barry. Ai nisi të argumentonte se marihuana duhej legalizuar dhe për demonstrim, e nxori nga xhep një cigare hashashi, e ndezi dhe filloi ta pinte.
Era e fortë e hashashit mbushi të gjithë sallën, që shpërtheu në të qeshura nga veprimi i të riut, I cili e prishi me sjelljen e tij aktivitetin normal të përditshëm të gjykatës. Nuk iu duk aq për të qeshur gjykatësit ndërkohë, I cili urdhëroi që Spencer të dërgohej në paraburgim, i akuzuar për sjellje të pahijshme dhe zotërim droge.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Burg#Marihuane#TopChannel