Report TV -Ambasadorja e SHBA së bën bashkë në koktej demokratë dhe socialistë

Report TV 2020-01-30

Views 0

TIRANE-Ambasadorja e re e SHBA, Yuri Kim pasditen e sotme rreth orës 17:30 organizoi një koktej te 'Roger' duke u prezantuar përpara politikës shqiptare. Kryeministri Edi Rama mungoi, ndërsa të pranishëm ishin Presidenti Ilir Meta me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi që trokitën gotat të buzëqeshur, drejtuesit e opozitës së bashkuar, kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kryetari i PR-së Fatmir Mediu, por edhe aleatë të tjerë të PD-së. E ndërsa Edi Rama mungoi, nga qeveria kanë qenë të pranishëm ministrat, nga kryebashkiakët ishte ai i Vlorës Dritan Leli, por edhe të tjerë. Në koktej ishin edhe deputetë socialistë dhe të opozitës së re, mes tyre Fatmir Xhafaj dhe Ralf Gjoni. Nuk kishin si të mungonin përfaqësuesit e gjykatave dhe prokurorive, por edhe trupi diplomatik dhe krerët fetarë.

Share This Video


Download

  
Report form