Report TV - Ultimatumi në Shëngjin për të prekurit nga tërmeti: Lironi hotelet nga sot

Report TV 2020-01-31

Views 0

LEZHË - Të srehuarve në hotele në Shëngjin, u është kërkuar të lënë hotelin nga dita e sotme. Të shqetësuar, kur ende nuk kanë gjetur një banesë me qira, dhe në shumë raste as nuk kanë marrë bonusin e qirasë, banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, shtëpitë e tyre u shpallën të pabanueshme, apelojnë përmes Report Tv që shteti të kthejë sytë nga ta dhe të mos i hedhë në rrugë. 

Në hotele në Shëngjin janë rreth 700 banorë, pasi ditët e fundit ka pasur shumë largime. Pritet të shihet se si do të jetë fati i këtyre banorëve, në kushtet kur i është vënë ultimatum për të liruar hotelet nga dita e sotme.

Shumë do të kthehen duke rrezikuar në banesat e tyre të shpallura të pabanueshme, por ka edhe ata që nuk kanë mundur të bëhen pjesë e procedurave të aplikimit, pasi nuk kanë certifikatë pronësie.

Banorët thonë një zëri se nuk kanë ku të shkojnë dhe se shteti po u kërkon shumë burokraci. Teksa disa kanë bërë gati rrobat për t'u larguar, të tjerë refuzojnë të dalin nga hotelet dhe paralajmërojnë se do të bëjnë rezistencë, në kushtet kur nuk kanë asnjë vendstrehim tjetër.

Teksa Lezha, Tirana dhe Durrësi janë në emergjencë kombëtare deri më 31 mars, ende nuk është zgjidhur plotësisht procesi i strehimit, ndërsa rindërtimi pritet të fillojë pas Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS