"Djali u be agresiv pas aksidentit, tentoi..."

RTV KLAN 2020-01-31

Views 1

Majlinda Bici ka treguar në emisionin ?Historia ime?, në Tv Klan kalvarin e vuajtjeve që ajo dhe familja e saj kanë kaluar, pas aksidentit të djalit të saj. Para 6 vitesh, Visari teksa ishte duke ecur me biçikletë përplaset me makinë dhe për 27 ditë përfundon në gjendje kome.

Edhe pse gjendja e tij shëndetësore, në dukje u përmirësua, pasojat e atij aksidenti u shfaqën në 29 Shtator 2015, ku djali i saj filloi të bëhej agresiv dhe shkatërroi çdo gjë në shtëpi.

Shkuan tek një psikiatre morën mjekim dhe për rreth 5 muaj, djali ishte mirë dhe gjendja e tij dukej se po i kthehej normalitetit. Por krejt papritur një mëngjes, ai largohet nga dritarja dhe shkon të hidhet në Urën e Shkozetit. Fatmirësisht policia e gjen dhe ai arrin të mbijetojë, pavarësisht se kishte pësuar thyerje të mëdha në pjesë të ndryshme të trupit.
Në studio, Majlinda tregon se ai ka tentuar edhe disa herë të tjera të vetvritet dhe se aksidenti që pësoi ka shkaktuar tek ai probleme të shumta psikologjike.

Share This Video


Download

  
Report form