http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Banorët e zonës së Medresesë në kryeqytet janë përplasur këtë të premte me punonjësit e policisë bashkiake. Shkak i konfrontimit është bërë aksioni i IKMT-së për shembjen e disa banesave.Uniformat blu janë pozicionuar në vendin e ngjarjes për të garantuar mbarëvajtjen e punës së IKMT-së. Nga ana tjetër, banorët nuk pranojnë që t?i lënë shtëpitë pa një vendim gjykate. Sipas tyre, ndërhyrja për shembjen e banesave është e papranueshme, duke qenë se janë në procës gjykate.Mirëpo, Bashkia e Tiranës pretendon se banorët e kësaj zone të prekur janë lajmëruar në kohë për t?u larguar nga objektet.