Rama: Jemi gati per nje perballje ekstreme me krimin e organizuar

RTV KLAN 2020-02-02

Views 1

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të fliste nga reparti RENEA ku është trajnuar Njësia Operacioni Forca e Ligjit, për të prezantuar ligjin special, ose të njohur si paketa AntiKÇK, të miratuar dy ditë më parë, për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar.

Kreu i qeverisë e konsideroi si të veçantë këtë moment, në historinë e përballjes së Policisë së Shtetit me krimin. Rama deklaroi se policia është gati për të bërë një përballje ekstreme me krimin e organizuar.

?Një kohë ekstreme kërkon masa ekstreme, thotë një shprehje që daton që në kohën e Greqisë së lashtë dhe të cilën që besoj se është vendi për ta përsëritur duke pasur parasysh duke pasur parasysh pikërisht këtë moment, këtë kohë, kur jemi bërë gati për një përballje ekstreme me krimin e organizuar dhe kur është ekstreme koha për t?i dhënë një përgjigje dërrmuese jo vetëm krimit të organizuar, por edhe atyre që ushqejnë mosbesimin tek mundësitë, tek vullneti dhe angazhimi ynë për të luftuar deri në fund me krimin e organizuar?, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se nuk mund të mohohet që sot policia është si asnjëherë më parë e angazhuar dhe e gatshme të flasë me gjuhën e rezultateve, fakteve dhe shifrave konkrete. Ky mision që pritet të nisë nga dita e hënë nga Operacioni Forca e Ligjit, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë sipas kryeministrit.

?Ne kemi në dispozicion një instrument jashtëzakonisht të fortë në duart e shtetit, në duart e Policisë së Shtetit dhe në duart e OFL-së. Ligji special për marrjen e të gjitha masave të nevojshme pasurore ndaj të gjithë atyre që në 30 vjet janë dënuar apo janë akuzuar për krim të organizuar, terrorizëm, krime të rënda dhe sot ndryshe nga më parë ne kemi një garanci më shumë, SPAK-un. SPAK-u tanimë është formuar dhe kjo është sprova e parë për vetë SPAK-un, por nga ana tjetër duke pasur një besim absolut tek ata që janë bërthama e këtij institucioni të porsalindur, por të përgatitur përmes një procesi shumë serioz si ai i Vettingut kam shumë besim se jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe kemi forcat e duhura për të bërë një ndryshim historik në marrëdhëniet e krimit në hapësirën e vendit tonë?, tha ai.

Subjekt i paketës AntiKÇK janë jo vetëm të dënuarit, por edhe ata që janë akuzuar për krime.

?Nga nesër një letër do i drejtohet këtyre subjekteve dhe do u kërkohet brenda 48 orësh të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre dhe pastaj formulari do të shkojë tek SPAK-u. Nga SPAK-u do të shkojë në gjykatë. Ata do duhet të vijnë përpara gjykatësit dhe do të duhet të tregojnë sa fort kanë punuar tokën se sa shumë ullinj, e portokall kanë mbledhur, se sa shumë vite kanë bërë roje natën në objekte, se sa shumë janë lodhur dhe stërmunduar në fasoneri, se sa shumë kanë kursyer nga puna e tyre e stërndershme brenda dhe jashtë vendit, nëse duan t?i mbajnë ato pasuri që kanë, përndryshe ato pasuri që kanë sot, nesër do të jetë pronë e shtetit dhe në radhë të parë e Policisë së Shtet...

Share This Video


Download

  
Report form