David Sassoli me anë të një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se ka ardhur në Shqipëri për të shprehur solidaritetin me të prekurit nga tërmeti. Por në fjalën e tij të shpërndarë në Tëitter, Sassoli thekson se ai vetë dhe vendet anëtare do të punojnë shumë që negociatat të hapen sa më parë. Sassoli ka dhënë edhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë duke thënë se nuk duhet ta humbin shpresën.
"Parlamenti Evropian dhe Komisoni evropian dhe drejtuesit e vendeve anëtare të BE janë në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne nuk do të heqim dorë. Do të vazhdojmë të vazhdojmë të punojmë shumë për një votë pozitive. Dua t'ju them veçanërisht të rinjve shqiptarë ju lutem mos e humbni shpresën. Ne duam që ju të bëheni pjesë e Familjes Evropiane. Së bashku ne mund ta bëjmë që të ndodhi kjo gjë. Duhet të kemi besim dhe të vazhdojmë së bashku në rrugën që keni nisur. " ka thënë Presidenti i Parlamentit Evropian.