Skandali/ Etilda Gjonaj: Zbuluam se një i burgosur zhvilloi 850 takime në vit

Top Channel Albania 2020-02-03

Views 0

Kuvendi është mbledhur në një seancë parlamentare, gjatë së cilës do të ketë tre interpelanca me tre ministra. Interpelanca e deputetit Lefter Maliqi është për ministren e drejtësisë, Etilda Gjonaj për sistemin e burgjeve.

?Interpelancë për ministren e drejtësisë, vetëm drejtësi që s?kemi! Ajo drejton një nga ministritë më të rëndësishme të Shqipërisë dhe e kemi parë kohët e fundit me ligjin e famshëm e KCK-së.

Sot nisi interperlanca në Peqin, ku një person është gjendur i vdekur në burg. Në burgje nuk ka infermier nuk ka mjek, janë kthyer burgjet në pronë private, ku bëhen abuzime dhe shkelje për shkak të emërimeve të oligarkëve.
Peshku është qelbur nga koka, që do të thotë plagët janë shpërndarë në të gjithë trupin.

Zonja ministre, nuk keni fuqi! Jeni vendosur për të zbatuar urdhrat e kreut të KCK-së. Sandër Lleshi që s?ka fuqi as të kryeministri emëroi disa drejtor burgjesh, dhe ca ndodh me emërimin e një drejtori të përgjithshëm? E ka kthyer në pronë private?, shprehet Lefter Maliqi në fjalën e tij.

?Rekrutimi në bazë të meritokracisë. Janë punësuar 650 punonjës që kanë kaluar testet dhe kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit. Është eliminuar trajtimi preferncial i të burgosurve. Ka patur të burgosur që kanë patur 850 takime në vit kur në fakt u lejohet vetëm 45. 172 aparate celular të kapur gjatë 2019 në burgje. Ka patur raste kur të burgosur të dalë me leje kanë drekuar me deputetë madje kanë shkuar jashtë shtetit për tu marrë me aktivitete kriminale?, ka thënë ministrja në fjalën e saj.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KCK#EtildaGjona#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS